Tirana-Kukësi mund të vendosë titullin



Tirana-Kukësi mund të vendosë titullin

21:20 05/07/2020

Teuta luan për Europën ndaj Skënderbeut

Pas humbjes 2-1 me Bylisit që u pasua me polemika për trukim dhe me hetim të Federatës Shqiptare të Futbollit, Tirana do t’i kthehet kampionatit ku e pret ndeshja me Kukësin pasditen e së hënës. Një sfidë që mund të vendosë kampionatin që vlerësohet si një derbi nga trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo.

“Mendoj që është një ndeshje që nuk ka nevojë për të karikuar lojtarët. Është një ndeshje si derbi dhe mund të vendosë kampionatin”.

Orges Shehi i Kukësit e konsideron si trenin e fundit për të arritur objektivin. Tirana nuk do të ketë Idriz Batha dhe Albi Doka, të pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Vasil Shkurtaj, shënuesi më i mirë i Kukësit është i dëmtuar. Te Teuta po mendojnë që të mbërrijnë në kupat e Europës dhe kampionati është rruga kryesore që po ndjekin. Sfida e radhës ku synojnë fitoren është ajo me Skënderbeun të hënën në Durrës.

“Lojtarët e kanë kuptuar se cili është objektivi i ekipi. Duam të shkojmë te kupat e Europës”.

Në kupat e Europës kualifikohen 3 vendet e para.

Tv Klan




Të ngjashme