Tirana do të luajë ndeshjen më të rëndësishme këtë edicion të shtunën, ku do të sfidojë Kastriotin. Bardheblutë do të diskutojnë mbijetesën dhe synojnë vetëm fitoren në këtë përballje shumë etike. Tv Klan ka mësuar se në klub është diskutuar kjo çështje dhe me gjasë vendimi është që të mos paguhet gjoba.

Kjo do t’i acarojë edhe më shumë marrëdhëniet e tendosura mes tifozërisë dhe drejtuesve të klubit. Dy grupimet e ultrasve ‘Tirana Fanatics’ dhe ‘West Boys 1986’ e bojkotuan derbin me Partizanin, që është edhe ndeshja më e rëndësishme jo vetëm për dy klubet por edhe për të gjithë futbollin shqiptar.

Nga klubi pritet që mungesa e pranisë së tifozëve në ndeshjet e fundit të interpretohet si shmangie të presionit për futbollistët por ekipit i duhet më shumë se kurrë lojtari i 13.

Tv Klan