Tirana me ngjyra në “Hemingway Jazz Fest”




Tirana me ngjyra në “Hemingway Jazz Fest”

17:10 21/07/2021

Edicioni i 8-të solli grupet e njohura të Jazz-it që rigjallëruan kryeqytetin

 “Dhe dielli lind” në mes të kryeqytetit.

Tirana në “Hemingway Jazz Fest” ishte me plot ngjyra dhe jetë.

Edicioni i tetë rikthehet pas ndërprerjes nga pandemia  në të njëjtën datë me ditëlindjen e Ernest Heminguej.

Aty nuk mungoi  edhe nje nga adhurueset e shkrimtarit, diplomatja amerikane Yuri Kim.

Kur më ftoi Blendi, mendova si mos të merrja pjesë në një aktivitet që kombinon tre nga gjërat e mia të preferuara; Heminguejn, jazz-in dhe festivalin. Dhe kur mendoja për këto tre gjëra kujtova diçka që kishte shkruar Heminguej në “Lamtumirë Armë”. Ai shkruan ‘Bota thyen cilindo dhe më pas shumë bëhen të fortë, pikërisht aty ku janë thyer’. Kjo eshte historia që të mos qëndrosh i thyer, por të qëndrosh i fortë”.

Muzikantë, emra të njohur europianë të kësaj rryme performuan dhe interpretuan ritmet e kulturave të ndryshme , ndërthurur me balet.

Rigjallërimi i  jetës artistike pas pandemisë mblodhi shumë spektatorë.

Përmes muzikës jazz transmetohen mesazhe me të cilat po përballet njerëzimi sot si emigrimi , racizmi dhe paqja.

Organizatorët premtojnë një natë tjetër magjike.

 “Përshëndetje Shqipëri, hajdeni të ndieni energji pozitive, muzikë të mirë, njerëzit dhe atmosfera janë të mrekullueshme”, tha koordinatorja e festivalit, Luiza Belli Laura.

Për herë të parë “Hemingway Jazz Festival” u organizua në Shqipëri në vitin 2013.

Klan News





Të ngjashme