Drejtuesit dhe specialistët e mezeumeve të Tiranës, kanë kohë që po përgatisin një studim për ngritjen e një qendre të vetme historike të kryeqytetit. Si përfundim i punës së tyre është ky maket i cili shpjegon deri në imtësi formën arkitektonike të këtij kompleksi. Ngritja e kësaj qendre merr një rëndësi të madhe sidomos pas shkatërrimit të pazarit të vjetër të Tiranës i cili ishte një pikë muzeale shumë e rëndësishme për kryeqytetin.

Drejtori i muzeumeve të Tiranës Ramiz Xhani në lidhje me këtë problem, thotë:

“Maketin që ne kemi ndërtuar, kemi patur një ide të këshillit bashkiak të marrë më parë për ngritjen e një muzeu historik dhe menduam që ky muze mund të ngrihej pas sahatit të Tiranës meqenëse ishte një shesh i devotshëm për këtë punë dhe këtu sëbashku me kullën e sahatit dhe me xhaminë që janë dy monumente të rëndësishme të kulturës së Tiranës të ngrihej kjo qendër muzeale. Ne jemi nisur nga të dhënat tradicionale të historisë dhe të kulturës që ka Tirana. Njëkohësisht jemi konsultuar me disa specialistë të veçantë që janë marrë me historinë dhe kulturën e Tiranës. Mendojmë që së shpejti këtë maket t’ja paraqesim këshillit të ri bashkiak të Tiranës për t’a miratuar ose jo.”

Në këtë qendër historike është menduar të ngrihet muzeu i ardhshëm i Tiranës, dyqane ku do të punojnë zeje të traditës si qeleshexhi, bakër punues, pipa punues e të tjera./tvklan.al