Teuta barazim me dinakëri në Ballsh

Më një 11-metërsh të fituar me dinakëri dhe shumë polemika, Teuta arriti Vllazninë me pikë në renditje. Në Ballsh durrsakët siguruan një barazim. Ishte mesi i pjesës së parë kur në zhvillimet e një goditjeje nga këndi në zonën e Bylisit, Renato Arapi rrëzohet në zonë duke pretenduar 11 metërsh për të cilin arbitri nuk hezitoi ta akordonte.

Ishte Dejvi Bregu që çoi topin në rrjetë. Nuk zgjati shumë dhe ballshiotët në kundërsulm barazuan. Amos Anthony është autor i golit.

Tirana mori fitoren e tretë radhazi. Bardheblutë fituan 2-1 jashtë fushe përballjen me Kastriotin. Skuadra e Orges Shehit mori avantazhin në minutën e 20. Neziri preku një top me dorë në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh.

Taulant Seferi goditi i saktë nga pika e bardhe. Në pjesën e dytë Hoxhallari shënoi një perlë të vërtetë në minutën e 59’, duke dërguar topin në cepin e portës krutane në një goditje dënimi. Reagimi i Kastriotit erdhi dhe në minutën e 67 shkurtoi diferencën me David. Deri në fund të ndeshjes, Tirana administroi mirë rezultatin. Pas pak minutash pritet të nisë sfida Partizani-Skënderbeu.

Tv Klan