Plani i ndërhyrjes në Qytetin Studenti, falë edhe mbështetjes me fonde nga qeveria gjermane, do të sjellë përmirësim të kushteve në konvikte. Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë një tjetër hap për trajtimin dinjitoz të studentëve.

I pranishëm në seminarin e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, për të diskutuar mbi zhvillimin urbanistik të qytetit Veliaj u ndal tek vendimi për taksitë elektrike.

 “Për disa çështje, vendet në zhvillim që për arsye historike kanë humbur shumë kohë, mund t’i kalojnë disa etapa. Kjo është arsyeja pse në Ballkan kemi flotat më të mëdha të taksive elektrike, pa asnjë subvencionim, thjesht duke thënë kush merr taksi elektrike e merr licencën për 24 orë. Vetëm nga një vendimmarrje të tillë kemi sot 5 flota të taksive elektrike në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me autobusët elektrikë”.

Projekti i 100 fshatrave që po zbatohet nga qeveria, u konsiderua nga kryebashkiaku si një projekt që po nxit zhvillimin ekonomik të fshatit.

Tv Klan