Teuta fiton ndaj Luftëtarit

Tirana fitoi klasiken e futbollit shqiptar. Në “Loro Boriçi”, bardheblutë triumfuan 2-0 ndaj Vllaznisë. Ndeshja nisi me Tiranën që kërkonte të mbante sa më shumë topin nën kontroll dhe Vllazninë që përpiqej të godiste me kundërsulm.

Në pjesën e parë u krijuan mundësi nga të dy palët, por pa gjetur golin. Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm, por rezultati u zhbllokua në minutën e ’57. Një top i krosuar përfundoi në këmbën e mbrojtësit shkodran Gurishta, i cili nuk e largoi, por i dha mundësinë Halilit të shënonte.

Me nisjen e topit nga mesi i fushës ishte Tirana që përfitoi sërish nga hutimi i skuadrës vendase. Cale çoi një tjetër krosim drejt zonës. Ngoo, që duhet të ishte mbuluar nga Gurishta, ishte i pashqetësuar dhe shënoi golin e dytë.

Të pakënaqur me lojën, rezultatin dhe të zhgënjyer, tifozeria shkodrane dha një shfaqe të shëmtuar në fund të takimit. Një lumë shishesh plastike u hodhën në drejtim të fushës. Takimi u ndërpre për disa minuta. Një tifoz shkodran zbriti në fushë. 

Me siguri Vllaznia do ta vuajë këtë situatë nga vendimet e Komisionit të Disiplinës. Në takimit tjetër të luajtur në Durrës, Teuta fitoi 3-1 përballë Luftëtarit.

Tv Klan