Tirana mundi Kukësin, duke u larguar më shumë nga zona e rënies. Bardheblutë triumfuan 1 – 0 në sfidën e luajtur të dielën në Kamëz që u vendos nga goli i Albi Dokës në momentet e fundit.

Kukësi nga ana tjetër nuk shfrytëzoi raste të shumta shënimi veçanërisht gjatë pjesës së dytë. Tani Partizani kryesues është 8 pikë i shkëputur pas 21 javësh.

“Shpërdoruam shumë gjatë pjesës së dytë. Për golin e pësuar e mbaj përgjegjësinë vetë”, tha Armando Cungu, trajner i Kukësit.

Ndërsa trajneri i Tiranës Ardian Mema tha: “Akoma i kemi ndjekësit afër, të shohim çdo bëjmë në ditët në vijim.”

Ndeshjet e tjera të së dielës Teuta – Kamza dhe Luftëtari – Flamurtari përfunduan pa gola. Ekipi durrsak arriti barazimin e katërt radhazi në kampionat ku nuk humbet prej 14 takimesh.

Tv Klan