Tirana i dha një shuplakë të fortë Partizanit. 5-1 fituan bardheblutë duke u treguar të pamëshirshëm dhe me karakterin e ekipit që dominonte kampionatin disa vite më parë.

Historia e kësaj ndeshjeje nisi ndryshe. Partizani pretendoi një 11-metërsh në momentet e para të ndeshjes për prekje të topit me dorë nga Muça i Tiranës. Të kuqtë shënuan një gol shumë të shpejtë, që në minutën e dytë.

Për pak minuta u duk se kampionët në fuqi po riktheheshin edhe një herë të fortë si në vitet e fundit por një faull në zonë i Bitrit ndaj Torassa-s i la me 10 lojtarë dhe solli barazimin me penalltinë e Bathës.

Dëshira ishte e madhe nga të dy skuadrat për të shënuar, por kjo nuk po shfaqej në nivelin e lojës. Të favorizuar nga epërsia numerike, Tirana e kishte më të lehtë të rrezikonte portën e Alban Hoxhës. Tentativat për të shënuar u ndihmuan edhe nga autogoli i Idrizajt në minutën e 63.

Partizani u thye psikologjikisht dhe nuk ishte e vështirë që Muçi të shënonte golin e 4.

Dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Torassa u ndëshkua me të kuq. Megjithëse ishte fundi i lojës Tirana nuk u dorëzua. Goli me goditje dënimi, sërish nga Muçi ishte qershia mbi tortën e bardhebluve.

Pas ndeshjes të kuqtë shprehën pakënaqësinë për arbitrin Juxhin Xhaja. Ndërsa trajneri i Tiranës, Egbo, edhe pse mori fitoren e 12 në 13 ndeshje, madje në derbi dhe me rezultat të thellë ka rezerva për lojën e skuadrës.

Tv Klan