Turqit fituan me rezultatin 4-0

Tirana është mundur me rezultatin e thellë 4 me 0 nga Fenerbahçe në miqësoren e zhvilluar në Turqi. Gjigandët e Turqisë ishin superior karshi bardhebluve duke e dominuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Shehi edhe pse hodhi në fushë 11-shen më të mirë, nuk arriti t’i bëjë ballë turqve, që treguan qartë se diferencat janë shumë të mëdha mes dy skuadrave.

Kjo miqësore ishte prova gjenerale për kampionët e Shqipërisë në prag të pjesëmarrjes në Champions League.

Tv Klan