Shqipëria pjesë e paketave rajonale

Kryeqytetasit mund të kenë vërshuar drejt bregdetit, po ndryshe ndodh me turistët e huaj. I gjen pothuajse në çdo pikë turistike të Tiranës. Pjesa më e madhe e tyre kanë rezervuar turin balkanik, e të përfshirë në paketën turistike kanë edhe Shqipërinë.

“Ne jemi nga Portugalia, do të rrimë 2 netë në Shqipëri. Kam qënë para 4 vitesh në ndeshjen Shqipëri – Portugali. Këtë radhë po zhvillojmë një tur në Balkan, më parë vizituam Maqedoninë dhe Kosovën”.

“Balkani më ka magjepsur gjithnjë për ta vizituar. Ishim më parë në Maqedoni dhe Kroaci. Shqipëria më ngjan më shumë me vendin tim, Kinën, ndoshta për shkak të arkitekturës komuniste”.

Nuk mungojnë as turistët që zgjedhin Shqipërinë për sportet e aventurës apo brigjet shqiptare. 

“Jam nga Kanadaja, kisha dëshirë të vizitoja një vend jo shumë turistik, por shoh që Tirana është plot me turistë. Më parë ishim në Maqedoni, por këtu do të qëndrojmë 2 javë për plazh dhe hiking”.

“Hera e parë për mua në Shqipëri, kam ardhur nga Rumania. Pushuam 1 javë ditë në bredget, në Durrës, tani do të bëjmë një tur në qytetet e tjera”. 

Rreth 600 mijë turistë e vizituan Shqipërinë vetëm në muajin Qershor, duke shënuar një rritje prej 27% krahasuar me Qershorin e 2018-ës. Nga të dhënat e INSTAT, vërehet se vendin e parë e zënë qytetarët e Kosovës, ndërsa numri i turistëve nga vendet e tjera ka ardhur në rritje.

Tv Klan