Skënderbeu ndali Tiranën, ish-skuadra e tij, i mori Orges Shehit barazimin në Korçë, pa gola. Rezultati i vlen më shumë ekipit të Migen Memellit në tentativën për të qëndruar në superiore. =

Ndërsa për Tiranën, është një pengesë në dëshirën për të marrë pjesë në kupat e Evropës këtë sezon.

Në pjesën e parë rastin më të mirë për të shënuar e pati Vitija i Skënderbeut por goditja me kokë shkoi mbi traveresë. Korçarët madje shënuan me Elvi Berishën por anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Kukësi u rikthye tek fitorja pas thuajse dy muajsh dhe këtë e bëri me një goditje të fortë 3-0 ndaj Kastriotit.  Të gjithë golat e ekipit të Josës u shënuan në pjesën e dytë.

Tv Klan