Skënderbeu ndaj Kastriotit me shpresën e mbijetesës

“Adush Muça” i Ballshit është stadium i vështirë. Skuadra e Bylisit këtë fundjavë pret Tiranën dhe për Orges Shehin nga kjo ndeshja varet e ardhmja e sezonit.

“Dikush pretendon ngjitjen në majë, dikush për t’iu shmangur fundit. Jemi koshientë që luajmë ndaj një rivali të fortë, por javët ngushtohen dhe bëhen më të zjarrta sepse duhen pikët për çdo skuadër. Janë disa kundërshtarë që në fushën e tyre luajnë më mirë dhe janë më të fortë se jashtë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë”.

Kastrioti do të përballet me Skënderbeun. Krutanët duan të konsolidojnë të paktën vendin e 7 në renditje për të shmangur Play Out, ndërsa korçarët luftojnë për mbijetesë.

Partizani do të presë Apoloninë, ndërsa dy ndeshjet me të rëndësishme të javës janë Laçi-Kukësi dhe Vllaznia-Teuta.

Tv Klan