Bardheblutë bindin në javën e parë. Vllaznia kthehet me fitore

Tirana e nisi furishëm sezonin e sivjetshëm të Superligës. Bardheblutë arritën të tregonin se këtë sezon duan një trofe. Ndaj Luftëtarit, të mbështetur pa ndalim edhe nga tifozeria vendase, Tirana kërkoi golin që në fillim të takimit, por ia arriti me Dungën, një ish-lojtar i gjirokastritëve në minutën e 30.

Çelësat e portës së skuadrës mike u gjetën dhe Grent Halili shënoi të dytin vetëm dy minuta më vonë. Në fund të pjesës së parë, Tirana fitoi edhe një 11-metërsh, që e ktheu në gol Idriz Batha. Bardheblutë sigurojnë 3 pikëshin e parë dhe falë golavarazhit janë në krye të renditjes.

Vllaznia u rikthye në Superligë me fitore. Në ndeshjen e parë të sezonit shkodranët fituan në fushën e tyre 1-0 përballë Laçit. Goli u shënua nga mesfushori Igor Gonçalves.

Në dy ndeshjet e tjera të javës së parë Teuta mundi Bylisin1-0. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Skënderbeu ndaj Flamurtarit.

Tv Klan