Në nisje të fazës së fundit të kampionatit Tirana do të luajë me Laçin. Bardheblutë janë në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun, por trajneri Bledi Shkëmbi beson se skuadra do t’ja dalë të mbijetojë.

Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për skuadrën e tij. Shkëmbi i ka bërë detyrat e shtëpisë. Tashmë duhet që ajo çka kanë bërë në stërvitje të aplikohet në fushë.

Ndeshje delikate do të jetë edhe mes Bylisit dhe Teutës. Të dyja duan të largohen nga zona e ftohtë.

Këtë të enjte do të luhet edhe Elbasani – Skënderbeu.

Tv Klan