Ndëshkimet e policisë diktojnë izolimin në shtëpi

Kryeqytetasit u ngritën herët këtë të enjte për të mbyllur blerjet dhe punët e përditshmërisë. Masa e qeverisë për të ndaluar lëvizjen e këmbësorëve pas orës 10:00, i ka bindur apo detyruar ata që të nxitojnë drejt banesave të tyre.

Sapo ora shkoi 10:00, bisneset ulën qepenat kudo në kryeqytet. Mbërriti ora kur askush nuk lejohej ne rrugë.

Qëndruan hapur vetëm farmacitë, furrat e bukës apo pak markete që ju shërbejnë qytetarëve për nevoja të domosdoshme.

Qytetarët që nuk respektuan orarin u paralajmëruan sërish nga makinat e autorizuara për të respektuar rregullat dhe për të evituar grumbullimet.

“Unë dola sepse ashtu i kam punët, jam vetëm në shtëpi. Masat më duken shumë të mira”.

“Shkova deri tek spitali “Nënë Tereza. Duhet të mbajnë rregullat rigoroze”.

Ty të ndaloi makina e Bashkisë, çfarë të tha?

“Më tha që duhet të nxitoj dhe të respektoj masat e reja për vetëizolimin, të mos rrezikoj”.

Pasditja ofroi një tjetër panoramë.

Me mbërritjen e orarit që lejon lëvizjen e qytetarëve, të shumtë ishin ata që u panë në rrugët e kryeqytetit, ku siç duket në pamje edhe pse në thyerje të urdhrit nuk kanë munguar lëvizjet në grup.

Radhë qytetarësh kishte në markete e farmaci.

Pas orës 18.00 Tirana iu rikthye sërish heshtjes, ku të paktët qytetarë që dukeshin nëpër rrugët e kryeqytetit nxitonin të hynin në banesa, nga frika e ndonjë gjobe të majme.

Tv Klan