Bardheblutë festojnë titullin e 25 në 1 shekull histori

Tirana ngriti trofeun e kampionit të Shqipërisë për herë të 25 në historinë e saj 1 shekullore, pas barazimit 1 – 1 me Bylisin në ndeshjen e fundit, por që e kishte siguruar më parë matematikisht. Kupa iu dorëzua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta i veshur me fanellën bardheblu.

Një titull i pritur prej 11 vitesh, por me një festë pa tifozë në stadium, vetëm një numër i caktuar personash për shkak të masave anti Covid-19, por ku nuk munguan ngjyrat bardheblu edhe në tribunën përkarshi të Air Albania.

Policia nuk i lejoi tifozët të qëndronin edhe përqark stadiumit, duke krijuar një perimetër sigurie. Po rrugëve të qytetit shikoje tifozë që festonin.

Tirana para pjesëmarrjes në Champions League duhet të mendojë për finalen e Kupës së Shqipërisë që do ta luajë me Teutën të dielën po në stadiumin Air Albania.

Tv Klan