Tirana synon të shpallet Kryeqyteti Evropian i të Rinjve në 2022. Gara ka filluar dhe Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se tashmë kryeqyteti është përzgjedhur mes 5 finalistëve.

 

Duhet të jemi edhe inteligjentë, jo vetëm që të përkushtohemi me një buxhet të caktuar për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por edhe të ketë duk, pra të ketë një sërë aktivitetesh, ku shumë të rinj mund të përfitojnë shumë prej fushave të caktuara, jo vetëm muzikë apo art, kulturë”.

Një kriter vlerësues do të jetë edhe sa i aksesueshëm është kryeqyteti për të rinjtë që vijnë nga vendet e tjera të rajonit.

“Na duhet të kemi një dimension rajonal; pra duhet të jemi patjetër Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por duhet të pranojmë se do të jemi shumë të aksesueshëm për të rinjtë. Ajo që do të vlerësohet është sa qytet i hapur jemi për të përfshirë edhe të tjerët”.

Kryebashkiaku Veliaj beson se Tirana i plotëson të gjitha kushtet për ta fituar këtë garë.

Tv Klan