Një ditë pas procesit referendar për votimin e projekt Kushtetutës, kryeqyteti i vendit ka vazhduar rutinën e përditshme në mënyrë mëse normale. Ndryshe nga çdo herë tjetër kur dita pas votimeve ishte e mbushur me vrasje dhe trazira, ka ndodhur komplet e kundërta.

Edhe pse pak ditë para votimeve ishin parashikuar rrëmujë dhe dhunë, gjatë ditës së djeshme nuk ka patur asnjë problem për tu shënuar në fushën e rendit. Kontributin më të madh për këtë qetësi i takon qytetarëve që vepruan në mënyrën më të kulturuar gjatë pjesëmarrjes në procesin e votimit.

Rol të madh gjithashtu luajtën dhe forcat e rendit të cilët u aktivizuan të gjithë. Procesi i votimit ndryshoi shumë gjëra por ndryshimi më i rëndësishëm është një ditë pas votimit, qytetarët nuk e kanë më vëmendjen tek mëritë dhe inatet, por tek puna dhe tek jetesa e qetë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj