Bardheblutë mposhtin në transfertë Erzenin 2-0 dhe kryesojne me 4 pikë më shumë se Partizani

Tirana nuk e ka lënë t’i ikë nga duart asisti i Partizanit në kampionat, duke fituar 2-0 në stadiumin “Niko Dovana” kundër Erzenit.

Bardheblutë marrin fitoren e tretë radhazi dhe shkojnë në kuotën e 34 pikëve pas 18 javëve, 4 më shumë se sa “të kuqtë”, ndjekës. Suksesi i bardhebluve erdhi falë dygolëshit të Florent Hasanit. Ndërsa shijakasit mposhten pas tri takimeve.

Erzeni u tregua i rrezikshëm në nisje. Në minutën e 9 të lojës, Nonato shpërdoroi një rast të mirë për të shënuar, ndërsa pas 12 minutash, Ademi goditi traversën. Tirana u përgjigj me Patrik në të 30’, po u tregua i pasaktë në finalizim.

Në nisje të pjesës së dytë, ndeshja u bë mjaft e luftuar në mesfushë. Në të 68’, në lojë u fut afrimi i ri i bardhebluve, Kristal Abazaj, që zëvendësoi Patrik. Në të 82’, pas konsultimit me sistemin VAR, arbitri Enea Jorgji akordoi penallti për bardheblutë, për prekje të topit me dorë të Krasniqit.

Hasani gjuajti saktë dhe mposhti portierin Xhika. Erzeni e shtoi presionin, por nuk arriti që të thyente mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi. Në shtesë, Hasani realizoi golin e dytë duke vulosur fitoren. Shijakasit gjenden në vend të pestë në kuotën e 26 pikëve.

Klan News