Teuta dhe Vllaznia në përballje kritike

Nuk ka rezultat tjetër veç fitores. Të paktën me këtë mentalitet do të nisë dhe do të luhet derbi i kryeqytetit. Tirana dhe partizani kanë ende objektiva madhorë dhe kjo ndeshje mund të jetë pengesa kryesore për tu kaluar pas së cilët do të vinte suksesi.

Me besimin se skuadra është në top formë, dy trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja flasin për rëndësinë e ndeshjes dhe menaxhimin psikologjik që skuadrat duhet të bëjnë gjatë 90-minutëshit.

“Ne realisht po kalojmë një moment të mirë. Në shumë ndeshje po shfaqemi mirë, po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë. Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe nesër.

Është ndeshje e rëndësishme. Është çelësi i të gjithë objektivit, pas kësaj janë vetëm 3 ndeshje. Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni”.

“Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri0tjetrierim, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal.

Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë. Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi”.

Jo më pak e rëndësishme është përballja Kastrioti – Teuta. Durrsakët e Edi Martinit kryesojnë Superligën dhe do të shpenzojnë maksimumin e energjive për të siguruar fitoren e radhës.

“Eksperienca e lojtarëve të mi është mjaft e madhe, kjo ma lehtëson punën, të paktën në aspektin psikologjik. Do të ishte mirë të luanim në një orar me Partizanin, megjithatë i kemi në dorë vetë gjërat tona. Të mos shohim kundërshtarët, të vazhdojmë drejt ëndrrës.

E rëndësishme është ndeshja jonë. Kemi një fat që e kemi në këmbët tona, nuk presim gabimet e kundërshtarëve. Jemi afër titullit, por duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të fokusuar në çdo ndeshje”.

Vllaznia pretendon të paktën një vend në Europë dhe do të ngulmojë ta sigurojë këtë. Ndeshja e radhës është me Bylisin.

“Është fundi i sezonit. Bylis është nën presion sepse po lufton për mbijetesë. E dimë sa e forte është ndaj Bylistit në fushën e tyre. por na duhet edhe fat për të fituar ndeshjen”.

Laçi – Skënderbeu dhe Apolonia Kukësi janë ndeshjet e tjera të javës së 33 të Superligës.

Tv Klan