Skënder Gega do të përjetojë derbin e kryeqytetit për herë të parë në rolin e trajnerit. Një triumf të premten për Partizanin e tij do të ishte sukses më shumë ndaj rivalit të përjetshëm Tiranës dhe një hap drejt titullit.

“Me Tiranën shpresoj që të arrijmë rezultatin që kërkojmë dhe të jemi në vendet e para. Nëse e kalojmë derbin me sukses do të shikohen edhe pikët dhe ndeshja direkte, për të rritur edhe besimin.”

Kapiteni Alban Hoxha e shikon si motivues këtë duel që përjetoj prej vitesh.

“Po fitove një derbi je më i miri, po humbe je më i keqi. Uroj që të fitojmë dhe ju të gjithë të shkruani më të mirën për ne.”

Trajneri i Tiranës, Ze Maria në një ndeshje të tillë emblemë për futbollin shqiptar. Suksesin e kërkon që në debutim, pasi e ka përjetuar si lojtar i Inter në sfidat me Milan.

“Nga ky moment do të mendojmë për Partizanin në çdo orë të ditës, ashtu si në Itali dhe kudo. Është një derbi dhe mendoj se është më i rëndësishmi i sezonit. Duhet të jemi të përqendruar dhe të balancuar në lojë, por besoj që do t’ia dalim.”

Tirana nuk triumfon në derbin me Partizanin prej vitit 2014 për 13 ndeshje radhazi. Ndeshja e së premtes në “Selman Stërmasi” është akoma më shumëpritur, pas kthimit të bardhebluve në Superligë.

Tv Klan