6 javë duhet të presim nga nisja e sezonit të ri të Superligës për të parë rikthimin e derbit Tirana – Partizani. Shorti i hedhur në federatën e futbollit përcaktoi ndeshjen që gjithnjë tërheq interesin maksimal të tifozëve të të dy ekipeve dhe jo vetë. Ndeshja pritet të luhet në javën e fundit të shtatorit.

Sezoni i ri gjithsesi do të nisë me një superndeshje. Skënderbeu dhe Partizani do të përballen për të rikthyer të njëjtat emocionë edhe pse jo me të njëjtët futbollistë në përbërje.

Në javën e dytë një tjetër përballje e fortë mes Flamurtarit dhe Kukësit. Superliga do të nisë 19 Gusht. Deri atëherë skuadrat do të kenë qartësuar formacionet. Paraqitja në javët e para është gjithnjë e rëndësishme për motivimin e ekipeve dhe peshimin e pretendimeve për rrjedhën e sezonit. 4 prej skuadrave shqiptare janë të përfshira në ndeshjet kualifikuese të Champions dhe Europa League në përpjekje për të shkuar sa më thellë në këto kompeticione.

Tv Klan