Egbo: Nuk jemi ne në presion, të japim maksimumin

Tirana do të luajë të enjten një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj. Ndaj Young Boys në Bernë do të diskutohet hyrja në fazën e grupeve të Europa League. Trajneri Emanuel Egbo e ka grupin e plotë dhe thotë se lojtarët nuk kanë presion.

“Janë ata në presion, jo ne. Në letër janë më të mirë, por do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar”.

Kapiteni Idriz Batha uron që të jetë ajo ndeshja që përsëritet rrallë, duke parë cilësitë e kundërshtarit.

“Shpresoj të jetë fati me ne. Takime të tilla i vendosin episodet, nëse gabon, të ndëshkojnë”.

Ndeshja Young Boys-Tirana do të luhet të enjten në orën 20:30, në stadiumin “Wankdorf” të Bernës.

Tv Klan