Veliaj fton Rita Orën të jetë e pjesë e këtyre festimeve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zbuluar një pjesë të festimeve që do të mbajë axhenda e vitit 2022 për kryeqytetin, pasi është përzgjedhur “Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022”.

Gjatë një bashkëbisedimi me artisten shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Veliaj e ka ftuar atë që të jetë pjesë e eventeve në Tiranë, ndërsa si viti i parë i çliruar tërësisht nga pandemia, pritet që shumë të rinj nga e gjithë bota e Europa të vijnë e të festojnë në Tiranë.

Ai theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë, mund të arrijnë gjera të mrekullueshme, duke bërë thirrje për më shumë bashkëpunim e mbështetje për njëri-tjetrin.

Tv Klan