Gjatë pjesëmarrjes në panelin e OKB-së në New York, Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se falë punëve të mira në kryeqytetin shqiptar, Tirana ishte në tryezë me kryebashkiakët e metropoleve botërore.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: Ka qenë një javë e jashtëzakonshme në Nju Jork, ku Tirana është bërë pjesë e panelit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për qytetet. Një panel i cili përfshin kryetarë bashkie nga Rio de Zhaneiro në Paris, dhe për Tiranën tonë është një privilegj i jashtëzakonshëm që jemi në këtë nivel dhe shembullin tonë mund ta ndajmë me të tjerët.

Tirana nuk është perfekte, por pemët që janë mbjellë, korsitë e biçikletave, hapësirat pedonale që janë krijuar te sheshi “Skënderbej”, te Pazari i Ri, Liqeni i Farkës, Liqeni i Tiranës kanë kontribuar që ajri të jetë më i shëndetshëm, që turizmi të rritet dhe që Tirana të quhet një vend që jo vetëm po zhvillohet, por që po zhvillohet në një mënyrë të qëndrueshme pa dëmtuar natyrën.

Veliaj e konsideron lajm të rëndësishëm angazhimin që siguron akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: Ne do të vazhdojmë që të përdorim shembullin e Tiranës si një mënyrë për të tërhequr më shumë investime, turistë dhe për t’ju siguruar që ata siguri suksesi që kemi në Tiranë ne t’i shumfishojmë, ndaj nuk duhet të jetë habi për asnjë që ne do të vazhdojmë mbjelljen e pemëve.

Nga Nju Jorku, Erion Veliaj tha se në Tiranë do të zhvillohen tre projekte të reja, që janë dakordësuar me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff.

Klan News