Tirana pret Kukësin



Tirana pret Kukësin

18:10 12/02/2021

Shehi: Nuk është testi im, por përballja me një rival

Tirana do të presë Kukësin në sfidën e javës së 19. Një përballje mes ekipeve të drejtuar nga Orges Shehi dhe Mirel Josa.

Përvoja e tyre është e ndryshme, pasi Shehi ka qenë dikur një lojtar i Josës. Megjithatë trajneri i bardhebluve nuk e shikon si një provë për të, por një takim ndaj një rivali.

“Nuk ështe testi im është ndeshje radhë përballë një rivali dhe do të përpiqemi të marrim maksimumin që të jemi pranë objektivave. Do të hidhemi me të gjithë forcat pasi renditja nuk na lejohen hapat false”.

Vllaznia që nuk fiton prej 3 javësh shikon që rivalët janë afruar. Trajneri Thomas Brdariç thotë se për ta arritur suksesin, duhet ndryshuar ajo që bëjnë në fushë prej sfidës me Apoloninë.

“Nuk dua të gjej justifikime. Në javët e fundit e dimë që nuk kemi arritur rezultatet që kërkojnë të gjithë. Nuk mund të ndryshojmë arbitrat, fushën, por mund të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës dhe të fitojmë”.

Në takimet e tjera që do të zhvillohen të shtunën Partizani do të luajë me Kastriotin, ndërsa Bylisi do të presë Laçin.

Tv Klan







Të ngjashme