E ndjekin Durrësi, Elbasani e Vlora

Me rritjen e numrit të infektimeve të reja me Covid-19, është shtuar edhe numri i personave që kërkojnë një trajtim më të specializuar mjekësorë. Sipas të dhënave zyrtare në spitalet Covid në kryeqytet janë rreth 175 persona të hospitalizuar, prej te cilëve 33 paraqiten në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Pjesa më e madhe e të shtruarve janë nga Tirana, 55 në total, prej të cilëve 14 pacientë ndodhen aktualisht në terapi intensive. Kryeqyteti ka po ashtu mbi 5000 raste aktive, duke qenë në krye të listës së rrezikut.

Nga Durrësi ka 19 persona të hospitalizuar, nga Elbasani 16 pacientë, ndërsa 15 të tjerë janë nga Vlora. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pjesa më e madhe e tyre nuk janë të vaksinuar. I vetmi qark që prej javësh nuk ka asnjë pacient të shtruar në spital është Dibra, që njëherësh numëron vetëm 219 raste aktive, më pak se çdo qark tjetër.

Sa i përket fataliteteve tashmë në Shqipëri numërohen më shumë se sa 2539 viktima, 67% prej të cilëve të gjinisë mashkullore.

Tv Klan