Tirana reagoi një ditë pas ndeshjes me Laçin ku në fund në korridoret e stadiumit “Selman Stërmasi” dhunën ndaj sulmuesit Michael Ngoo. Klubi bardheblu njoftoi se pamjet filmike janë në dispozicion të policisë dhe kërkon masa për këtë ngjarje. Në reagimin e Tiranës ka edhe ankesa për gjykimin në përballjen me Laçin.

Klubi kryeqytetas kërkoi që të përfillen këto denoncime, ndërsa tha se do të kërkohet e drejta dhe në UEFA dhe FIFA.

Reagimi

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër ngjarjet e ndodhura dje në stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtarët e Tiranës u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vënë në dispozicion të Policisë së Tiranës pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore. Denoncimet publike në këtë vend, thuajse gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhet për të mos sjelle ndryshim. Për këtë dhe të tjera arsye, zgjedhim të mos flasim gjatë, por të veprojmë.Dy javë më parë, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshëm skuadrën në fushë ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur një çështje ndaj tij ne FIFA, në sektorin e Luftës kundër Racizmit, në mungesë të një përgjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit.Dje skuadra u vodh në fushe, në një ndeshje që mund të luhej deri në të gdhirë sipas kryesorit Kridens Meta dhe më pas u provokua dhe u godit turpshëm.Pamjet filmike janë depozituar në Policinë e Tiranës. Ngjarjet e dy javëve të fundit do të relatohen gjithashtu në UEFA dhe FIFA.

Tv Klan