Bardheblutë luajnë me Radnicki Novi Beograd

Klubi i Regbisë Tirana rikthehet në Superligën Ballkanike pas mungesës vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Bardheblutë që patën paraqitjen e parë në 2018 do të përballen me Radnicki Novi Beograd të dielën në Serbi. Tirana synon fitoren edhe pse përballë ka një ekip me përvojë.

“Ne na duhet një fitore edhe pse kemi një kundërshtar të fortë që vjen nga një eksperiencë 60-vjeçare, por kjo nuk duhet na trembi duke njohur elementët që kemi në ekip që kanë punuar pa pushim për të arritur një rezultat më të mirë”.

Për kapitenin Neritan Tafili skuadra ka fituar më shumë siguri.

“Ndjehemi më të sigurtë jo sepse po e shkelim atë fushë për herë të dytë, por lojtarët e tanë e kanë rritur nivelin e lojës shumë”.

Nëse Tirana fiton me Radnicki Novi Beograd do të përballet me një tjetër skuadër serbe, Crvena Zvezda. Ky është edicioni i pestë i Superligës Ballkanike.

Tv Klan