Tirana ruan distancën me ndjekësit



Tirana ruan distancën me ndjekësit

23:11 28/06/2020

Kukësi fiton me Bylisin, vështirësohet për Vllazninë

Tirana vazhdon të qëndrojë 9 pikë larg Kukësit të vendit të dytë. Bardheblutë dolën me sukses nga ndeshja kundër Skënderbeut e luajtur në Korçë.

Ishin të zotët e shtëpisë që shënuan të parët me Mensah që në minutën e 9’. Nuk ishte e lehtë për Tiranën, por Ngoo arriti të barazonte në minutën e 71’ duke goditur me kokë.

Anglezi i vëmendshëm ndaj aksionit të skuadrës në golin e dytë u tregua i saktë, duke i dhënë fitoren Tiranës.

Kukësi siguroi me vështirësi një 3-pikësh tejet të rëndësishëm. Ndaj Bylisit vendosi goli i Vasil Shkurtajt me 11-metërsh në pjesën e parë të takimit. Protestuan ballshiotët duke e konsideruar të pavlefshme penalltinë e akorduar. Kukësi e dominoi pjesën e parë ndërsa në të dytën ishin ballshiotët që zotëruan fushën por pa qenë të aftë të kthenin në barazpeshë rezultatin.

Në Shkodër Vllaznia mori një tjetër humbje nga Teuta pas skualifikimit nga Kupa e Shqipërisë. Shkodranët humbën 3-0 dhe futen kështu në një pozicion të vështirë për mbijetesën në Superligë. Kallaku, Lorenco Vila dhe Aleksi janë shënuesit për skuadrën durrsake të drejtuar nga Edi Martini. Teuta ngjitet në vendin e tretë të renditjes që i siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Tv Klan



Të ngjashme