Tirana ruan kreun, mund 3-1 rivalet e Skënderbeut

Posta

Tirana ruan kreun, mund 3-1 rivalet e Skënderbeut

21:07 14/09/2019

Vllaznia me 10 lojtarë barazon me Teutën

Me fitoren 3-1 ndaj Skënderbeut në Selman Stërmasi, Tirana vijon të mbajë kreun e renditjes së Superligës si dhe pozitën si pretendente për titull.

Sfida me korçarët u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Michael Ngoo. Në mesin e pjesës së dytë Pollozhani i Skënderbeut barazoi. Ardian Mema bëri ndërrimet e duhura dhe Grent Halili i aktivizuar nga stoli shënoi golin e dytë në minutën e 85.

Në fund të takimit golin e tretë bardheblu e realizoi Hoxhallari. Kjo është fitorja e tretë në 4 javët e para për skuadrën e Ardian Memës.

Në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë nuk pati fitues. Takimi u mbyll me rrjeta të paprekura. Vllaznisë i vlen më shumë kjo pikë pasi për 40 minuta luajti me 10 lojtarë. Në Gjirokastër Luftëtari fitoi me Flamurtarin 2-1. Të dy golat për skuadrën vendase u realizuan nga Realdo Fili, ndërsa për Flamurtarin realizoi Sukaj.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT