Shumica në Tiranë, 3 mjekë të tjerë të infektuar

Kryeqyteti është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronavirusit në vend. 11 nga 13 rastet e reja të identifikuara në 24 orët e fundit janë në Tiranë.

“Janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër. Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me Covid-19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë”.

Mes të infektuarve të rinj, sërish ka patur raste brenda sistemit shëndetësor.

“Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive”.

Spitali Infektiv, i cili po trajton personat e prekur nga koronavirusi, vijon të ketë luhatje të numrit të pacientëve që kanë nevojë për mjekim të specializuar.

“Po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes”.

Nga fillimi i epidemisë janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.

Tv Klan