Egbo shpreson që të vijojnë me rezultatet pozitivë

Tirana i ka fituar të dy ndeshjet e këtij sezoni me Laçin, por çdo sfidë vjen ndryshe në momente të caktuara të kampionatit. Të dielën do të zhvillojë përballjen e fazës së tretë në “Air Albania Stadium” dhe trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, thotë se i njeh cilësitë e kundërshtarit.

“Laçi është një ekip që bën presing shumë. Janë në vendin e tretë me meritë dhe kanë ekip të mirë. Ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të futemi në fushë për të marrë më të mirën”, tha Egbo.

Një ecuri fantastike me Egbo ku në 10 javë janë grumbulluar 28 pikë që ngjitën në krye ekipin.

“Nuk është çudi që jemi në vend të parë. Ekipi ka fituar vetëbesim dhe ka krijuar një identitet dhe mentalitet”, tha Egbo.

Një tjetër ndeshje interesante e javës së 26 është Skënderbeu-Kukësi që do të luhet të dielën.

Tv Klan