Tirana kërkon të bëjë një hap historik në aktivitetet ndërkombëtare. Bardheblutë e basketbollit po garojnë në Ligën Ballkanike, ku janë debutues dhe janë pranë kualifikimit në fazën çerekfinale. Deri më tani kanë 3 fitore dhe 3 humbje dhe sot presin në sallën sportive “Farie Hoti” maqedonasit e Feni Industries. Endrit Hysenagolli, lojtari i dytë për efektshmëri në pikët e shënuara në Ligën Ballkanike, është i vendosur për të arritur kualifikimin.

Për të lënë gjurmë në turneun ballkanik Tirana ka afruar basketbollistë të Kombëtares dhe lojtarë të huaj. Gerti Shima është një për shtyllave të skuadrës dhe me një përvojë në kampionatin kosovar, me ekipe që garojnë prej kohësh aktivitetet ndërkombëtare.

Tirana ka vetëm fitore me trajnerin e ri malazezin Nikola Milatovic dhe sot do të kërkojë një tjetër sukses në shtëpinë e saj.

Tv Klan