Laçi mund Partizanin, të kuqtë pa fitore në 5 javë

Partizani humbi sërish në shtëpi. Të kuqtë nuk fitojnë prej 5 javësh në kampionat. Në fushën e tyre triumfoi Laçi, madje duke përmbysur avantazhin fillestar të Partizanit. Da Silva është autori i golit. Avantazhi zgjati deri në sekondat e fundit të pjesës së parë kur Turkaj i pamarkuar nga mbrojtja e partizanit barazoi me një gjuajtje me kokë.

Laçi e rriti lojën në pjesën e dytë dhe mundi të shënonte golin e dytë Shkurtaj. Ashtu siç duhet të bënte në transfertë, skuadra kurbinase mbrojti rezultatin deri në fund të takimit. Partizani tashmë është 6 pikë larg Tiranës kryesuese, ndërsa Laçi futet në zonën europiane me këtë fitore.

Me herët, bardheblutë fituan 2-1 me Egnatian.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1 – 1, ndërsa penalltia e realizuar nga Hasani në mesin e së dytës vendosi suksesin. Bardheblutë zhvilluan minutat e fundit me Përgjonin në portë, pas dëmtimit të Bekajt ku zëvendësimet ishin mbaruar. Tirana është në kuotën e 37 pikëve. Po sot në orën 19:00 do të luhet edhe përballja Partizani – Laçi.

Tv Klan