Short i vështirë për Kukësin dhe Teutën, më e lehtë për Laçin

Tirana është skuadra më fatlume shqiptare nga pjesëmarrëset në kualifikueset e Europa League. Sipas skemës së UEFA-s, dy nga 10 skuadrat kampione në Europë të eliminuara në turin e dytë të Champions, do të kalonin direkt në Play Off dhe jo në turin e 3-të.

Bardheblutë ishin me fat bashkë me skuadrën e Ludogorets. Kështu Tiranës i duhet të mbledhë forcat për Play Off, kundërshtarin e të cilit do ta mësojë këtë të martë sërish nga shorti.

Ndërkaq, 3 skuadrat e tjera shqiptare nmësuan kundërshtarët. Kukësi do të përballet me gjermanët e Wolfsburg. Përballja me ekipin e Bundesligës është më e vështira për skuadrën veriore.

Shorti i hedhur këtë të hënë vendosi që Teuta të presë në shtëpi Granadan e Spanjës. Disi më të lehtë do ta ketë Laçi që shmangu Tottenham dhe do të ketë një sfidë me Hapoel Ber Sheva.

Ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Uefa Europa League do të luhen më 17 Shtator.

Tv Klan