Nëse je turist apo një qytetar i Tiranës që ke vendosur të kalosh disa çaste pranë Pazarit të Ri, atëherë momentet e bukura mund t’i ndash në kohë reale me miqtë e tu në rrjetet sociale. Pas sheshit “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës me mbështetjen e operatorit “Telekom”, ka mundësuar Free WiFi edhe tek Pazari i Ri.

Në këtë mënyrë çdokush që viziton Pazarin e Ri mund të logojë falas në shërbimin e internetit që Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe në këtë zonë atraktive të qytetit. Ashtu si edhe në sheshin “Skënderbej” edhe në Pazarin e Ri qytetarët pas regjistrimit herën e parë, do të lidhen automatikisht sa herë që kalojnë aty.

Nisma “Tirana Smart City” e Bashkisë së Tiranës për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” ka filluar të funksionojë në sheshin “Skënderbej” dhe Pazarin e Ri, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat e tjera publike të qytetit si, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit.

/tvklan.al