Tirana, Smart City

Tirana, Smart City

16:22 12/09/2019

Kryeqyteti shqiptar, pjesë e një platforme ndërkombëtare

Tirana do t’i bashkohet një nisme ndërkombëtare për platformat Smart City dhe aplikimin e teknologjisë së informacionit në shërbimet qeveritare, bashkiake, sektorin privat, etj. Kryebashkiaku i Tiranës, nga Praga ku morri pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, vlerësoi se kjo platformë është një mundësi e shkëlqyer.

“Do të jemi pjesë e kësaj nisme bashkë me qytetin e Bazelit nga Zvicra, të cilës besoj do t’i bashkohen edhe shumë qytete të tjera, ku do të kemi mundësi të tregojmë se si me pak financa, por me shumë përkushtim e me shumë mobilizim qytetar, kemi arritur disa nga këto zhvillime në Tiranë”.

Për Veliajn, Tiranës i ofrohet një mundësi fantastike pas lajmit që Shqipëria do të mbajë Presidencën e OSBE-së.

“Një arritje fantastike e qeverisë shqiptare për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme globale për paqen dhe sigurinë. Por, sigurisht, edhe një privilegj i madh për Tiranën, që duke filluar nga kjo vjeshtë, por edhe gjatë vitit 2020, do të presë një pafundësi delegacionesh. Një mundësi fantastike për të treguar qytetin, por edhe për të treguar kulturën tonë; që dimë të mbajmë pastër, që jemi të sjellshëm ndaj të huajve, që jemi mikpritës. Fakti se do të kemi mundësi të mirëpresim mbi 50 delegacione, thuajse çdo javë, në qytetin tonë, më përkushton që bashkë me skuadrën e bashkisë qyteti të jetë kartolina e bukur e Shqipërisë moderne”.

Forumi Ekonomik dhe Mjedisor i OSBE-së synon të stimulojë dialogun politik ndërmjet shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për çështjet kryesore ekonomike dhe mjedisore që lidhen me sigurinë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT