Tirana Taekwondo po dominon arenën ballkanase të këtij sporti. Pjesëmarrës në Skopje Open, ku ishin të pranishëm 50 klube me 530 sportistë nga 7 vende të ndryshme, ekipi i Tiranës u shpall kampion në kategorinë e të rriturve.

Juirdo Cani, madje u premtua me trofeun e sportistit më të mirë të aktivitetit. Ndërsa në Podgoria Open në Mal të Zi ku merrnin pjesë 400 sportistë nga 6 shtete, bardheblutë e taekwondosë u paraqitën me 15 sportistë të moshave të ndryshme.

Me po aq medalje dolën nga ky aktivitet, 10 ari dhe 5 argjendi, si dhe kampionë në kategorinë e të rriturve. Edhe në Mal të Zi sportistët shqiptarë shpallen më të mirët e aktivitetit: Besarb Hykollari në kategorinë e të rriturve dhe Xhanluka Zela në kategorinë e para të rinjve.

Në Athinë, aty ku u mbajt Kupa e Presidentëve, Juirdo Cani mundi me superioritet kundërshtarin anglez duke mbyllur para kohe ndeshjen, por nuk pati fat në përballjen e dytë, të cilën e humbi me një diferencë prej 3 pikësh.

Sfida e radhës për Tirana Taekwondo do të jetë Top Tirana Open pas pak ditësh, ku do të marrin pjesë mbi 500 sportistë nga 9 shtete. Bardheblutë përballë publikut vendas do të bëjnë maksimumin për të fituar gjithçka.

Tv Klan