Shtatëmbëdhjetë sportistët e Tirana Taekwondo nën drejtimin e trajneres Arjola Kasaj dominuan në Kupën e Shqipërisë për këtë sport, aktivitet i zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

Në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” morën pjesë 11 ekipe me rreth 210 sportistë të peshave dhe moshave të ndryshme.

Ekipi i Tiranës dominoi në kategorinë e të rriturve dhe të të rinjve duke ruajtur pathyeshmërinë prej 3 vitesh radhazi.

Për kategorinë e të rinjve Tirana Taekwondo doli sërish fituese pas 4 vitesh.

Tv Klan