Për Tiranën ndeshja me Teutën do të jetë thuajse si një finale. Bardheblutë kërkojnë të sigurojnë qëndrimin në Superligë me gjithë vështirësitë që kanë dhe ndaj durrsakëve që luftojnë për jo më pak se vendi i tretë, duhet të kenë një vëmendje të veçantë.

Por çfarë e bën Teutën e këtij sezoni kundërshtar kaq të vështirë? Në fakt Teuta është një nga skuadrat me ecurinë më të mirë të këtij sezoni pasi ka 13 ndeshje pa e provuar shijen e humbjes. Ka shënuar 25 gola duke patur repartin e sulmit më të suksesshëm. Pas saj vjen pikërisht Tirana me 23 gola të shënuar.

Tv Klan