Tirana po lufton që të qëndrojë në Superiore dhe pika me Skënderbeun në javën e kaluar nuk shërbeu shumë për këtë qëllim.

Të shtunën bardhë e blutë do të presin Teutën që nuk e kanë mundur këtë sezon. Një tjetër rival direkt për mbijetesë që është 2 pikë para dhe me avantazh në ndeshjet direkte. Kësaj here, fitorja është tepër e rëndësishme për Tiranën.

Më vjen në mendje ajo shprehja, gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj të jetë kjo“, u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Partizani do të luajë me Bylisin në Ballsh ku suksesi mbetet synim për të ruajtur vendin e katërt.

“E rëndësishme të japin 100% dhe nëse kuptojnë çdo gjë që kemi punuar gjatë javës, gjërat shkojnë mirë”, tha Skënder Gega, trajner i Partizanit.

Vllaznia do të luajë me Elbasanin që ende ka shpresë për të qenë në garën për titullin.

Me Elbasanin mund të jetë ndeshja më e fortë e sezonit, përballemi me një nga ekipet më të forta të Superligës, të provojmë që të mos lejojmë ata të hyjnë në Final Four“, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Superioria ka mbërritur në javën e parafundit me objektiva ende të hapur.

Tv Klan