Tirana thyen Laçin në Kupë – TV KLAN

Tirana thyen Laçin në Kupë

Gjysmëfinalet janë më pranë për bardheblutë

Tirana fitoi bindshëm 3 – 0 ndeshjen e parë me Laçin, duke qenë më pranë gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë mundën për herë të parë kurbinasit në këtë sezon. Pjesa e parë pati vetëm gola të anuluar, që patën edhe kontestimin e lojtarëve të Tiranës. Pas pushimit ishte një tjetër ritëm me Michael Ngoo që hapi rrugën drejt fitores. Sulmuesi anglez realizoi 2 gola, të 53’ dhe në të 65’.

Anglezi ka shënuar 8 gola në këtë sezon. Vulën suksesit e vendosi Edon Hasani me golin e realizuar në minutën e 73’. Një fitore e çon Tiranën më të qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas 2 javësh. në takimet e së martës Luftëtari befasoi Partizanin duke e mundur 2 – 1 me përmbysje, ndërsa Teuta – Kukësi përfundoi në barazim 2 – 2. Skënderbeu është kualifikuar direkt në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pas përjashtimit të Kamzës nga Komisioni i Disiplinës.

Tv Klan

 

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*