Redon Xhixha vendos ndeshjen me Partizanin

Tirana triumfoi 2 – 0 në derbin me Partizanin dhe protagonist ishte Redon Xhixha me golat e tij. Bardheblutë ia dolën të dielën në stadiumin “Air Albania” edhe pse luajtën për shumë minuta me një futbollist më pak për shkak të një kartoni të kuq.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë ku Tirana pati e para mundësinë për të shënuar. Bardheblutë fituan një penallti në mesin e pjesës së parë, vendim i marrë me ndihmën e sistemit VAR nga Juxhin Xhaja. Redon Xhixha gaboi në goditjen e tij që u prit nga Bekim Rexhepi.

Tirana mbeti me 10 futbollistë në minutën e 37’, pasi Bruno Lulaj u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Xhuliano Skukës. Edhe në këtë rast arbitri Xhaja shfrytëzoi sistemin e VAR. Tirana kaloi në avantazh në shtesën e pjesës së parë. Xhixha mundi kësaj here portierin Rexhepi, i cili la portën për të larguar topin. Lojtarët e Partizanit u treguan më të rrezikshëm në pjesën e dytë, por u ndalën nga Visar Bekaj.

Redon Xhixha befasoi sërish kundërshtarin në minutën e 68’. Kundërsulmi tij i shpejtë solli golin e dytë për Tiranën. Në kohën shtesë u ndëshkua me të kuq edhe Matondo i Partizanit.

“Nuk ka funksionuar asgjë. Kemi bërë një pjesë të parë të shëmtuar ku nuk kemi bërë atë që kishim përgatitur. Ndoshta nuk kam qenë bindës unë për të bindur lojtarët, nëse ata shkojnë në fushë e bëjnë gjëra të tjera”.

Tirana tani është vetëm 1 pikë larg kreut ku është rivali i përjetshëm.

Tv Klan