Mediat serbe: Portierit duhet t’i ngremë monument

Tirana u eliminua nga Champions League, por paraqitja e bardhebluve përballë Crvena Zvezda ishte për t’u vlerësuar. Shumë raste shënimi madje disa të pastra, por që nuk sollën gol dhe skuadra serbe fitoi 1 – 0 sfidën në “Air Albania Stadium”, pasi Tomane shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Tiranës.

Gjithsesi gazeta serbe Telegraf shkruan se portierit Borjan duhet t’i ngrenë një monument përpara stadiumit Maracana në Beograd për ndërhyrjet e tij shpëtimtare. Kampionët e Shqipërisë gjithsesi shikojnë më tej duke menduar për Europa League. Trajneri Emanuel Egbo shpreson te një sukses në këtë turne.

“Me ndihmën e Zotit të shpresojmë kualifikimin në grupet e Europa League”, tha Egbo.

Presidenti Refik Halili thotë se ekipi do të forcohet më shumë për ndeshjen e radhës në Europa League.

“Me kontingjentin e lojtarëve që do të afrohen do të jetë një ekip më i mirë”, tha ai.

Ndërsa në kampin e serbëve e pranojnë se u ndihmuan edhe nga fati.

“Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam”, tha Stankoviç.

Kundërshtari në Europa League do të vendoset në shortin e 1 Shtatorit, ndërsa sfida do të luhet më 24 Shtator. 

Tv Klan