Bardheblutë për titullin, shkodranët për t’i shpëtuar Play Out-it

Java e 30 Superligës do të sjellë klasiken e futbollit shqiptar. Tirana pret Vllazninë. Bardheblutë do të kërkojnë rikthimin tek fitorja pas ndalesës në Durrës. Skuadra e Egbo është në sprintin final drejt titullit kampion dhe vështirë të ndalet.

Ndërsa skuadra shkodrane kërkon minimalisht të shmangë pozicionin e 8 në renditje që e detyron të luajë për Play Out. Trajneri Hysen Dedja kërkon rikthimin e skuadrës me ambicie pasi për të ndeshjet e mbetura janë si finale.

Ndeshja tjetër e së premtes do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit. Vlonjatët kanë rënë nga kategoria dhe luajnë thjesht për të mbyllur sezonin duke qenë të papaguar dhe të pamotivuar.

Por për Partizanin kjo sfidë është delikate pasi fitorja 8-1 ndaj Luftëtarit kërkon konfirmim. Sormani do të ketë 4 mungesa. Mala, Belica, Kërçiku dhe Bilali. Fitorja në Vlorë mbetet detyrë.

Tv Klan