uji

Prej më shumë se një jave disa zona në Tiranë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Për banorët e lagjes së Yzberishtit kjo situatë është mjaft shqetësuese dhe nuk është vënë re më parë. Ata thonë se paguajnë rregullisht faturat, por në çezmat e tyre nuk rrjedh ujë.

Edhe në zonën e Kthesës së Kamzës banorët kanë të njëjtin shqetësim.

Sipas, Drejtorisë së Ujësjellësit në Tiranë, ky problem nuk lidhet me ndonjë difekt në sistem, por për shkak të thatësirës nga temperaturat e larta e cila ka sjellë reduktim të prurjeve.

Shqetësim sipas ujësjellësit mbetet shpërdorimi i ujit dhe lidhjet e paligjshme.

Tv Klan