Tirana – Zvezda, Egbo: Çdo gjë është e mundur


Tirana – Zvezda, Egbo: Çdo gjë është e mundur

23:15 24/08/2020

Ndeshja në Syri Tv, pjesë e platformës Klan

I qetë dhe me pak fjalë. Si gjithnjë Emmanuel Egbo edhe para ndeshjes me Crvena Zvezda nuk ndryshon në sjelljen e tij. Këtë i ka kërkuar edhe lojtarëve.

“U kam thënë lojtarëve për t’u futur në fushë dhe të shijojnë ndeshje pa emocione”.

Trajneri i Tiranës thotë se çdo gjë do ia lërë fushës, por duket qartë se e ka studiuar kundërshtarin. Kualifikimi nuk duket i pamundur.

“Çdo gjë është e mundur, nëse japim maksimumin do marrim atë që duam. Duhet të kërkojmë më shumë nga vetja, më shumë se kemi dhënë me Tbilisin. E dimë se si janë ata. Është ekip agresiv, ekip që luan futboll”.

Por trajneri i Crvena Zvezda, Dejan Stankovic deklaron se do të përdorë një strategji tjetër.

“Nuk duhet të nxitojmë dhe të dalim përpara gradualisht dhe të fitojmë ndeshjen. Por ne jemi të përgaritur për këtë ndeshje dhe kemi besim të bëjmë mirë. Mendoj se për Tiranën di mjaftueshëm. Mendoj që është një ekip kompakt dhe i shpejtë”.

Tirana do të ketë më pak peshë emocionale në këtë ndeshje pasi është brenda objektivit, zbret në Europa League ku pretendon të arrijë fazën e grupeve.

Në Air Albania do të luhet pa tifozë. Duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së të martës, mbështetësit e Tiranës, por edhe dashamirësit e futbollit, do të mund ta ndjekin takimin pa pagesë në kanalin Syri Tv, pjesë e platformës dixhitale të Tv Klan.

Tv Klan



Të ngjashme