Trafiku sot në Tiranë ka njohur maksimumin e ngarkesës së tij. Policët e qarkullimit thanë se shkak ka qënë dyndja e të gjitha makinave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Rreshti i makinave në kryqëzime sot zgjati pa mbarim. Për t’i dhënë zgjidhje situatës së rënduar para semaforëve, sot nuk shihje një polic të vetëm, por tre apo katër të tillë.

Më kot shoferët u bienin borive të tyre pasi qarkullimi ishte i bllokuar disa dhjetëra metra para tyre. Gjithmonë në këtë periudhë të vitit ka patur probleme të tilla shprehen policët e qarkullimit rrugor. Makinave të kryeqytetit i shtohen dhe ato të rretheve çfarë sjell dhe vështirësi në qarkullim.

Por problemet shtohen dhe nga mosfunksionimi i semaforëve. Në shumicën e kryqëzimeve, ata shërbejnë vetëm si fasadë. Një ditë para festës së Vitit të Ri, policia e qarkullimit ka provuar peshën më të madhe të punës së saj. Për të bërë shpenzimet e fundit, qytetarët e qyteteve të ndryshme zgjedhin Tiranën për të kryer shpenzimet e tyre./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj